Do të fillojë të enjten më 19 mars në orën 12:00 e para “Quarantena League”, një turne futbollistik që do të organizohet nga emisioni “Le Iene”, ku askush nuk do të dalë nga shtëpia për të luajtur ose për ta parë ndeshjen. Janë të shumtë kampionët e futbollit që do të sfidohen nga divani i shtëpisë duke luajtur në “FIFA20”, ndeshje që do të transmetohen direkt në iene.it dhe në faqet sociale Instagram dhe Facebook të “Le Iene”.

Mario Baloteli, Marko Materaci, Fabio dhe Paolo Kanavaro, Ciro Imobile, Andrea Pirlo, Ciro Ferrara, Masimo Odo, Sandro Tonali, Bernardo Korradi, Luka Pelegrini, Enok Baloteli, Lianko, Kristian Zakardo, Davide Zapakosta, Armando Ico, Andrea Petanja, Alesio Cerçi, Enriko Brinjola, Sebastiano Esposito, Adjapong, Havier Pastore, janë disa nga lojtarët që kanë vendosur të marrin pjesë në këtë turne on-line, ndërkohë priten regjistrime të tjera.

Ndeshjet do të komentohen nga Pierluixhi Pardo dhe Xhialapa Band, nga e enjtja e 19 marsit ora 12:00 deri në finalen e të hënës, 23 mars. Shorteu zyrtar që do të përcaktojë çiftet për ndeshjet e para do të zhvillohen me dyert të mbyllura në shtëpinë e Alesia Markucit dhe Savinos. Redaksia e “Le Iene” dhe lojtarët shpresojnë t’u dhurojnë sadopak buzëqeshje italianëve që po jetojnë ditë të vështira në karantinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb