Chelsea ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë të Lyonit, Malo Gusto. 19-vjeçari do të përfundojë sezonin në Ligue 1 në formë huazimi përpara se t’i bashkohet klubit të tij të ri në verë.
Klubi i Premier League do të paguajë 30 milionë euro, me 5 milionë euro të tjera në shtesa të mundshme. Ashtu si blerjet e tjera të fundit, mbrojtësi i Francës U21 ka firmosur një marrëveshje afatgjatë në Stamford Bridge, e cila zgjat deri në qershor 2030.
Gusto është nënshkrimi i shtatë në këtë merkato janari, pasi janë shpenzuar 175 milionë funte për të nënshkruar me Mykhaylo Mudryk, David Datro Fofana, Benoît Badiashile, Noni Madueke dhe Andrey Santos.
Chelsea’s newest: Malo Gusto! 👋 pic.twitter.com/wIQ3LkNR9p
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 29, 2023
(BalkanWeb)