Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin Besir Iseni. Lojtari ka nënshkruar një kontratë që do jetë e vlefshme për 3 vite.22 vjeçari i lindur në Shkup ka kontribuar për Vëllazërimin, ndërsa së fundmi ka veshur fanellën e Strugës në Maqedoninë e Veriut.

“Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e lojtarit Besir Iseni. Qëndërmbrojtësi do të vishet bardheblu për tre sezonet e ardhshme. 22 vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore”, – shkruhej në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: