Tirana ka zyrtarizuar afrimin më të ri në ekip. Ardit Hila është veshur bardheblu, duke iu bashkuar kështu kampionëve të Superligës.Mesfushori është një emër i njohur i kampionatit shqiptar, pasi në sezonin që lamë pas ka luajtur për Kukësin. Më parë, Hila ka kontribuar për Teutën dhe Partizanin.

Cf
Cf

 

“Ardit Hila është emri më i ri që i bashkohet Klubit të Futbollit Tirana. Mesfushori dhe klubi kanë arritur dakordësinë e bashkëpunimit. Hila është prezantuar sot me ekipin dhe stafin teknik dhe do të fillojë menjëherë punën me skuadrën. Mirëseerdhe Ardit!” – Shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb