TIRANE

Zbulohen prezantuesit e Festivalit të RTSH-së. Gazetarja Fatmira Nikolli konfirmon për ‘BalkanWeb’ detaje nga organizimi i këtij festivali, i cili do të mbahet në kohë pandemie. Gjatë një konference me drejtuesit e Festivalit është zbuluar që Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj do të jetë prezantuesit e këtij festivali.

Sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTSH-së Martin Leka, festivali do të mbahet mes datave 17-26 dhjetor në varësi të motit dhe pandemisë, pasi do të mbahet në ambient të hapur.

“Është kohë e vështirë që na ra për hise. Është e rëndësishme se si do i qasemi festivalit. Po e bëjmë se është dëshira për të mbrojtur artin e këngën. Është unikal krahasohet me festivalin e 11. U mbajt dhe në 97 dhe nuk u ndërpre”, tha Pali Kuke, regjisori i festivalit. Po ashtu mendohet se për shkak të situatës nga COVID-19, festivali mendohet të mbahet mes zonës së Rektoratit të Tiranës dhe Stadiumit ‘Air Albania’, ndërsa juria do të jetë e përbërë nga shqiptarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: