Aurelio Andreazzoli nuk është më trajner i Empolit. Klubi italian dhe tekniku kanë ndërprerë bashkëpunimin, teksa është parë e arsyeshme që të ndahen rrugët me konsensus.68 vjeçari numëron 38 ndeshje në krye të kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë 10 fitore, 11 barazime dhe 17 humbje.

 

“Klubi i Empolit komunikon se Aurelio Andreazzoli nuk do të jetë më në stolin e Empolit për sezonin e ardhshëm sportiv. Për trajnerin Aurelio Andreazzoli shkon një falënderim i sinqertë dhe i ndjerë nga e gjithë shoqëria jonë për atë që ka bërë me ne në këto vite dhe i urojmë më të mira për të ardhmen e tij sportive dhe profesionale” – shkruan klubi.

 

 

Andreazzoli ishte trajneri që i besoi shumë futbollistëve shqiptarë si Bajrami dhe Asllani, duke iu dhënë minuta të rëndësishme në këmbë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb