Pasi u rendit i treti në Botërorin e kaluar në Katar dhe i dyti në Botërorin e Rusisë, Dejan Lovren ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij të bukur me kombëtaren kroate (78 paraqitje). Njoftimi erdhi me një letër të gjatë të publikuar nga vetë mbrojtësi në kanalet e tij sociale.

“Të dashur bashkëlojtarë, të dashur tifozë besnikë, dua t’ju drejtohem me një lajm jo shumë të gëzueshëm, por më besoni, e mora këtë vendim me zemër të hapur dhe pas shumë mendimesh.Kjo është mjaft e vështirë për mua dhe përderisa unë. po e shkruaj këtë po mundohem të mos qaj, por ju tashmë më njihni mirë si një person me zemër dhe emocione të pambuluara.Ka ardhur dita kur më duhet t’i them lamtumirë kombëtares kroate edhe pse e shoh veten ende si një tifoz i flaktë që gjithmonë do të bëjë tifo kombëtaren e tij.

Kam ëndërruar si fëmijë që të luaja në turne të mëdha, me atë fanellën më të bukur me një shah mbi të. Për herë të parë kam veshur kuadrat bardh e kuq kur isha nëntë vjeç dhe Nuk do ta harroj kurrë atë ndjenjë të veçantë – sikur të kisha veshur pelerinën e Supermenit. U ndjeva i fuqishëm, i sigurt, i patrembur, njësoj si heroi im Superman.I papërshkrueshëm. Do ta kujtoj përgjithmonë 8 tetorin 2009 si debutimin zyrtar për atdheun tim. Shkova nëpër të gjitha përzgjedhjet e të rinjve, por gjithmonë kam dashur të ndihem jem në majën e piramidës, që është kombëtarja A. Kjo është ajo ku unë mund të tregoj aftësitë e mia të vërteta për të gjithë botën. Sinqerisht, prisja më shumë nga vetja në fillim. U zhgënjeva disa herë me paraqitjet e mia, mendova se mund të jepja shumë më tepër, por disa gjëra thjesht nuk u bashkuan.

Për të qenë plotësisht i sinqertë, një herë kam menduar të të lë herët. J***, rini-çmenduri, nuk kam pasur shumë durim me veten. Shpresoj të mos e keni marrë për të mirëqenë, sepse në fund dëgjova zemrën time dhe vazhdova, kryesisht për shkakun tuaj, të dashur fansa. Dua t’u them të gjithë futbollistëve të rinj se kombëtaren kroate duhet ta shikoni ndryshe nga çdo gjë tjetër – shikojini ata si superheronjtë tuaj. Për mua, ana më e bukur e kësaj historie përfaqësuese është gjithçka që kemi arritur në pesë vitet e fundit.Për të qenë i sinqertë, është ende si një ëndërr e madhe për mua. Aq shumë emocione kaluan nga unë, veçanërisht në 2018 dhe 2022, sa është e vështirë të përshkruash. Kam jetuar për momente të tilla dhe i kam përjetuar me krenarinë më të madhe. Nuk do t’i harroj kurrë, do t’i mbaj përgjithmonë në zemrën time.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë përzgjedhësit për bashkëpunimin, duke filluar nga i pari im, Slaven Bilić, pastaj përmes Igor Štimac, Nika Kovač dhe Ante Čačić e deri te Zlatko Dalić. Secili prej jush ka lënë diçka pas dhe unë do të jem përgjithmonë mirënjohës sepse kam mësuar shumë nga secili prej jush. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ish-bashkëlojtarët e tanishëm për një udhëtim të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm. Kemi pasur ulje-ngritjet tona, kemi qeshur dhe qarë së bashku dhe do t’ju kem të gjithëve në zemrën time përgjithmonë. Unë kam luajtur me disa prej jush për më shumë se 10 vjet së bashku. Unë ju përjetoj si vëllezërit e mi, ju ishit aty për mua kur e kisha vërtet të vështirë. Faleminderit shumë. Faleminderit të gjithë njerëzve në prapaskenë që kanë qenë aty që nga dita e parë.Nuk mund t’i përmend të gjithë me radhë, por ne e dimë shumë mirë se cilët janë këta njerëz. Së fundi, do të doja vetëm të them që tani e tutje keni një fans të ri.

Si më parë, ne qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, sepse uniteti ynë është i një rëndësie të paçmueshme për kombëtaren kroate, është forca jonë më e madhe.Faleminderit nga zemra, Dejani juaj”, ka shkruar Lovren.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb