Këtë të martë u hodh shorti për “Final Four”, ku u mësuan çiftet gjysmëfinaliste. Dinamo do të masë forcat me Vllazninë, sakaq Partizani kërkon suksesin ndaj Egnatias.
Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, bën me dije se finalja e vogël për vendin e tretë do të luhet në “Elbasan Arena”.
Vlen të theksojmë se takimet gjysmëfinale dhe finalja do të mbahen në “Arena Kombëtare”.