Leandro Paredes luajti isi i huazuar këtë sezon te Juventus. Kartoni i mesfushorit argjentinas zotërohet nga PSG, skuadër te e cila ai do të kthehet tashmë. Paredes zhvilloi 25 paraqitje me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, ku shënoi një gol dhe nuk provoi asnjëherë shijen e asistit.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë dhe më dhemb të mos arrijmë dot objektivat që kishim, por unë sjell me vete një grup të pabesueshëm lojtarësh dhe njerëzish. Thjesht doja të falënderoja tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë gjatë gjithë vitit, por veçanërisht të gjithë nga shokët e mi. Unë do t’iu mbaj gjithmonë me vete” – Shkruajti ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leandro Paredes (@leoparedes20)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: