Kylian Mbappe do të qëndrojë te PSG. Pas lajmeve të ditës së sotme, më në fund ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Kampionët e Francës kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë: Me anë të një video, ku dëgjohet teksa thotë:“Historia shkruhet këtu! Këtu është Paris…”.

Sulmuesi Mbappe u fol dhe u stërfol gjatë gjithë këtyre muajve për një kalim të mundshëm te Real Madrid, por nuk ndodhi kështu.

 

 

 

Ajo që më pak pritej, erdhi. Ylli francez tashmë do të vijojë të jetë në Parc de Princes, me synimin që të fitojë Champions League me skuadrën e tij.

Sa i përket detajeve, 23 vjeçari do të qëndrojë te kjo skuadër të paktën deri në vitin 2025 ( në 3 vite do të përfitojë rreth 700 milionë euro).

Kujtojmë që ish-i i Monacos u bashkua me PSG në vitin 2018, për t’u shndërruar më pas në një nga futbollistët më të mirë të botës. Me kalimin e viteve u vunë re cilësitë e jashtëzakonshme, të përkthyera domosdoshmërisht në gola. Vetëm në edicionin futbollistik që po lëmë pas, 25 gola në kampionat mbajnë firmën e tij.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: