Partizani ka zyrtarizuar ditën e sotme goditjen e radhës në merkato. Ish-mbrojtësi i Shkëndijës së Teotovës, Alma Abo Uakili ka firmosur kontratë 1-vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon.

21-vjeçari luan si mbrojtës i majtë dhe do ti bashkohet skuadrës në seancën stërvitore ditën e martë. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të “Facebook”.

Në të kaluar përveç se te Shkëndija, mbrojtësi nigerian është aktivizuar edhe te Trakai dhe KAS Eupen.

/PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb