Partizani ka ndarë rrugët me trajnerin Giovani Colella. Klubi kampion i Superligës ka njoftuar se tekniku italian ka paraqitur dorëheqjen.

Colella ishte mjaft i suksesshëm këtë sezon në kryeqytet, ku riktheu Partizanin te titulli kampion. 56-vjeçari qëndroi në krye të kësaj pankine për 42 ndeshje, ku ekipi ia doli të marrë mesatarisht 1.90 pikë për ndeshje.

Partizanin e pret një punë e madhe, teksa përveç gjetjes së teknikut të ri,  priten zhvillime të rëndësishme sa i takon merkatos në hyrje dhe dalje.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION… Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P” – shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: