“Legjenda vazhdon”. Me këto fjalë, Porto në kanalet e saj zyrtare njofton rinovimin e kontratës së mbrojtësit Képler Laveran Lima Ferreira, i njohur më mirë si Pepe. Mbrojtësi portugez i lindur në vitin 1983 ka nënshkruar një marrëveshje edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2024.

Edhe pse është në moshën 40-vjeçare, ai duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Pepe njihet për vitet e kaluara te Real Madrid, plot 10 sezone me gjigandët e La Liga. Gjithashtu nuk mund të lihet pa përmendur përvoja te Besiktas.

 

Futbollisti pas rinovimit të kontratës është shprehur i lumtur dhe se do japë maksimumin për ekipin. Kujtojmë që këtë sezon, gjgiandi i prapvijës ka luajtur 19 ndeshje në Liga Portugal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: