TIRANE- Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas mitingut të PD-së pranë godinës së Kryeministrisë për nisjen e fushatës elektorale, dhjetëra persona janë paraqitur në QSUT me djegie dhe sy të enjtur. Mes tyre ka qenë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës sqaron se rreth orës 04.00 të mëngjesit në QSUT, janë paraqitur për ndihmë mjekësore rreth 50 shtetas me simptoma të ngjashme, kryesisht djegie në sy dhe skuqje lëkure në pjesët e sipërme të trupit.

Raportohet se tre prej tyre kanë shfaqur probleme më të mëdha, vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

mitingu-i-PD-SEMUREN-NJEREZIT-1

NJOFTIMI I PLOTE
Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e siperme te trupit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.

Nderkohe po kryhen gjithe egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: