Dihej prej kohësh, por tashmë ka ardhur zyrtarizimi. Paris Saint-Germain konfirmoi se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mauricio Pochettino. Trajneri argjentinas dhe stafi i tij i ishin bashkuar klubit kryeqytetas në janar të vitit 2021.

Pochettino drejtoi PSG-në në 84 ndeshje në të gjitha garat, ku fitoi Kupën e Francës dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij. PSG duhet të dëmshpërblejë Pochettinon me rreth 20 milionë euro. Tani i hapet rruga Christophe Galtier për të drejtuar kampionët e Francës, me klubin që pritet shumë shpejt ta bëjë zyrtare.

Menjëherë pas shkarkimit, erdhi emërimi i trajnerit të ri. Kristof Galtier do të drejtojë parizienët duke nisur nga dita e sotme. Ish-trajneri i Lil lidhi kontratë dy vjeçare me PSG-në.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb