Redon Xhixha është zyrtarisht pjesë e Qarabag. Klubi nga Azerbajxhani ka prezantuar tifozët me lojtarin më të ri të skuadrës, me anë të një video mjaft kreative.

Në pamjet që shihen, nuk mungon Tirana, apo edhe Ansi Agolli, lojtar i cili ka luajtur për këtë skuadër. Qarabag shpreson që të ketë gjetur njeriun-gol, duke zgjidhur kështu një herë e mirë çështjen e sulmit. Sa i takon detajeve të transferimit, operacioni kushtoi 550 mijë euro dhe kontrata e nënshkruar pritet të zgjasë 3 sezone e gjysmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: