Laçi ka zyrtarizuar pak më parë trajnerin e ri. Kurbinasit i kanë besuar sërish stolin teknikut malazez Dejan Vukicevic, me lajmin që është bërë i ditur në rrjetet sociale.

54 vjeçari është një emër i njohur për klubin, pasi e ka drejtuar më parë skuadrën në 7 ndeshje. Në kaq takime, Laçi asokohe ia doli të merrte 0.86 pikë për ndeshje (Viti i kaluar).

“Timonieri” i lindur në Podgoricë ka një CV të pasur, ku ka qenë në krye të skuadrave si Vojvodina, Zeta, Mogren, Ventslips, Feronikeli, Dacia, apo edhe Borac.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: