Dinamo është përforcuar në merkato. Dinamovitët kanë zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit Ilir Allmuça.

“Ditën e sotme, në praninë e presidentit Adrian Bardhi u bë prezantimi i mbrojtësit 26-vjeçar Ilir Allmuça, i cili kthehet në skuadrën mëmë pas një eksperience me skuadrën e Egnatias, ekip ku së fundmi mbajti edhe shiritin e kapitenit” – Shkruan klubi. Kampionati i Kategorisë së Parë fillon pas pak ditësh dhe Dinamo do synojë që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në elitë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: