Ishte thjeshtë çështje kohë, ndërsa tashmë është zyrtare: Herald Marku rikthehet në shtëpi, rikthehet në Shkodër për të ri veshur fanellën kuqeblu. Pasi zgjidhi kontratën me konsensus me Partizanin, mesfushori gjeti akordin e shpejtë me ekipin e zemrës, duke firmosur një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Marku u prezantua nga drejtori sportiv, Auron Miloti.

Marku vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa teksa së bashku me pjesën tjetër të ekipit fluturojnë drejt Austrisë aty ku do të zhvillojnë fazën përgatitore deri më 13 korrik, ditë në të cilën do të rikthehen sërish në Shkodër për të qetë gati për sfidën e parë në raundin e dytë të Conference Leguae.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me afrimin e Markut, Vllaznia kompleton edhe repartin e mesfushës duke ndërtuar një ekip shumë cilësorë, me një objektiv të vetëm, të shkojnë sa më larg në Evropë dhe të synojnë titullin kampion që i mungon Shkodrës prej dy dekadash.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb