ZYRTARE/ Rikthim në shtëpi, Kukësi zgjedh trajnerin e ri
28 Maj, 2022 18:37
Madhësia e tekstit:
Kukësi nuk ka vonuar dhe ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Klubi verilindor ka zgjedhur Skënder Gegën si pasues të Longos dhe njoftimi ka ardhur në rrjetet sociale.
Tekniku tropojan nuk është një emër i panjohur për ta, pasi edhe më parë ka drejtuar këtë ekip. Prezantim i Gegës do të bëhet të hënën.
“Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore” – shkruan klubi.
Postimi:
WELCOME BACK SKËNDER GEGA
FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.
Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.
Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “KUKËS ARENA”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë.
Sondazh
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb