Dajan Shehi rikthehet te Vllaznia. Mbrojtësi, pas përvojave te Partizani dhe Skënderbeu, ka zgjedhur të firmosë për shkodranët, një kontratë e cila do e mbajë të lidhur me klubin, të paktën për një sezon. Lajmërimi ka ardhur në rrjetet sociale.

“Dajan Shehi rikthehet sërish në shtëpi. KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. I urojmë atij një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu, për të gëzuar sërish sëbashku ashtu siç bëmë dy sezone më parë.Mirë se erdhe Dajan Shehi!” – shkruan klubi.

25 vjeçari ka luajtur për Vllazninë në edicionet 2019-2020 dhe 2020-2021.

H66
H66

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb