Ndërsa Arsenali po lufton fort për titullin kampion në Premier League, londinezët po punojnë shumë edhe për mbajtjen në skuadër të elementëve të rëndësishëm. Një prej tyre është edhe mesfushori Mohamed Elneny, me lojtarin që ka rinovuar me Gooners deri në vitin 2024.

“Jam shumë i lumtur. E dua këtë klub dhe fansat e tij dhe jam i gatshëm të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën.” – Tha ai pas rinovimit. Ka qenë vetë trajneri Arteta që ka dhënë dakordësinë përfundimtare për zgjatjen e bashkëpunimit dhe drejtuesit i kanë plotësuar dëshirën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb