Juventusi po punon shumë për mbajtjen e elementëve të rëndësishëm. Së fundmi, klubi bardhezi ka bërë me dije se ka firmosur një kontratë të re me mbrojtësin Danilo, marrëveshje e cila pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2025.

Drejtuesit morën aprovimin e trajnerit Allegri për këtë firmë dhe tashmë sot erdhi edhe zyrtarizimi.

“Aventura e tij në Torino filloi tre vjet e gjysmë më parë dhe ne kemi bërë një rrugë të gjatë, gjithmonë bashkë. Dhe ka shifra për ta konfirmuar. 142 paraqitje, nga të cilat 128 si titullar. Dani gjithmonë e ka vënë ekipin në radhë të parë”, shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: