Amir Rrahmani ka firmosur për Dinamon e Zagrebit dhe tashmë i jep fund aventurës te RNK Spliti, ku ka shkëlqyer që prej transferimit nga Partizani, verën e shkuar, kur firmosi një kontratë 4-vjeçare.
Qendërmbrojtësi i talentuar, i cili sapo ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, kishte kohë që ndiqej nga shumë klube nëpër Europë, por oferta e Dinamos nuk mund të refuzohej.

Gjiganti kroat ka probleme aktualisht, pasi ka disa mbrojtës të dëmtuar, ndaj është hedhur fuqishëm në sulm dhe ka bindur Splitin me një ofertë të jashtëzakonshme, rreth 1.6 milionë euro. Një shifër e jashtëzakonshme për Splitin, që po bën mrekullira me futbollistët shqiptarë, sepse vjet shiti Sokol Cikalleshin për 1.8 milionë euro te Bashakshehiri.

Duhet kujtuar se një vit më parë Rrahmani u largua falas nga Partizani, që më pas arriti të përfitonte 60.000 euro nga Spliti, me pretendimin se është klubi mëmë, edhe pse në fakt Rrahmani në vitin 2013 kaloi te Partizani dhe është rritur te Drenica, por kjo e fundit ka pasur fatin e keq që futbolli kosovar nuk njihej në atë kohë nga FIFA.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: