Prej disa ditësh kishte marrë fund një prej tratativave më të gjatë merkatos së janarit, por vetëm para pak çastesh ka ardhur edhe prezantimi zyrtar. Alexis Sanchez është futbollist i Manchester United.

Sulmuesi kilian në verë pothuajse mbylli kalimin te rivalët e United, City, por çuditërisht bë fund zgjodhi “djajtë” duke zhvlerësuar interesimin e Guardiolës që aq shumë e pëlqente lojtarin.

29-vjeçari do të jetë futbollisti më i paguar në “Old Traford” me një pagë javore prej afro 500 mijë eurosh, rreth 24 mln euro në vit. Interesante është edhe mënyra e prezantimit që United i ka bërë 29-vjeçarit. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb