Tashmë është zyrtare: Sebasatin Vettel do të pilotoj Racing Point, që nga sezoni i ardhshëm do të quhet Aston Martin. Ka qenë vetë skuderia britanike që ka bërë publik këtë lajm me anë të një mesazhi në rrjetet sociale. Katër herë kampioni i botës, që në fund të sezonit do të largohet nga Ferrari, do të vijoj karrierën e tij me një Aston Martin. Vettel do të marrë vendin e Sergio Perez:

Vettel
Vettel

“Është një privilegj. Jam shumë krenuar që më në fund mund të ndaj me ju këtë lajm për të ardhmen. Jam jashtëzakonisht shumë krenar që do të jem një pilot i Aston Martin në 2021, një aventure e re në shtëpinë e një skuderie legjendare”, u shpreh Vettel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb