SPANJA

Quique Setien nuk do të jetë më trajner i Barcelonës. Balaugranët kanë arritur të prishin marrëveshjen me teknikun spanjoll dhe sot kanë konfirmuar se tekniku spanjoll nuk do të jetë më në Barcelonë.

Ndërkohë Barcelona është në bisedime tashmë për një trajner të ri sa më shpejt. Kandidatët janë Xavi Hernandez, Mauricio Pochettino dhe Ronald Koeman.

Ky i fundit drejton Holandën, por kontrata ja lejon të largohet dhe nga mediat spanjolle është favorite kryesor për të marrë drejtimin e stolit të Barcelonës.

Setien qëndroi vetëm 7 muaj në stol teksa nuk arriti të fitojë asnjë trofe. Për më tepër e mbylli aventurën me një humbje turpëruese 8-2 nga Bayern Mynih dhe eleminimi nga Champions League.

Koeman është emër i njohur për shqiptarët, pasi pak vite më parë diskutohej për të marrë stolin e kombëtares shqiptare, por mbetën vetëm zëra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb