Tanguy Nianzou është bashkuar me skuadrën e Sevillias. Mbrojtësi lë Bayern Munchen pas 2 sezonesh, për t’u bërë pjesë e ekipit nga Sevilla.

Bëhet fjalë për një marrëveshje për 5 sezone, me zyrtarizimin që ka mbërritur pak më parë. Nianzou veshi fanellën e kampionëve të Gjermanisë në Bundesligë 17 herë në sezonin që kaloi.

“Sevilla FC dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e Tanguy Nianzou.

Qendërmbrojtësi francez, i cili është me prejardhje nga Bregu i Fildishtë, po i bashkohet klubit me një marrëveshje pesëvjeçare pasi bëri 22 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar për kampionët gjermanë” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: