Sokol Cikalleshi e nisi sezonin në Superligën e dytë turke, por sot ai ka firmosur rikthimin në elitë, pasi ka arritur marrëveshjen me ekipin e Goztepes.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Osmanlispor, ekipit që nuk i rezistoi rënies nga kategoria, do të luajë i huazuar deri në përfundim të kampionatit.

Osmanlispori nuk dëshironte ta shiste, por pranoi ta jepte në huazim, pasi edhe vetë Cikalleshi dëshironte të luante në elitë.

Sulmuesi i Shqipërisë shënoi 8 gola në 29 ndeshje sezonin e shkuar dhe në Turqi ka luajtur edhe për Bashakshehir dhe Akisarspor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb