“Qeveria amerikane ka deklaruar zyrtarisht se anëtaret e forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”, bëri të ditur Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Deklarata zyrtare e SHBA-së se Moska ka kryer shkelje të ligjeve të konfliktit vjen pasi Blinken, Presidenti Joe Biden dhe Zëvendës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman u shprehën të një mendimi se krimet e luftës kanë ndodhur.

“Sot, mund të njoftoj se bazuar në informacionet e disponueshme aktualisht, qeveria amerikane vlerëson se anëtarët e forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”, tha Blinken.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: