Ishte çështje e mbyllur por tashmë është zyrtare: Milan ndryshon pronësi, nis era RedBird. Marrëveshja është mbyllur për një shifër prej 1,2 miliardë euro, ndërsa ka qenë vetë klubi kuqezi që ka bërë publik një lajm të tillë për tifozët.

Numri një i këtij fondi, Garry Cardinale, ka nisur menjëherë punën për të ndërtuar Milanin e ri. Fillimisht Cardinale është takuar me presidentin kuqezi Paolo Scaroni dhe më pas me administratorin e deleguar Ivan Gazidis.

Cardinale ka pasur dhe një takim me përfaqësues të pushtetit lokal për të diskutuar mbi mundësinë e stadiumit të ri. Në lidhje me ekipin dy janë prioritet e para, rinovimi i kontratës me dyshen Massara-Maldini.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb