Klubi i Futbollit Shkëndija ka zgjidhur çështjen e pankinës. Së fundmi është njoftuar se stoli i është besuar Ardian Nuhiut. Ai ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me këtë skuadër për dy sezonet në vijim.

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re. Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat” – Tha trajneri pas firmës me skuadrën që luan në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija synon titullin kampion në sezonin që vjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb