Ilir Daja do të vazhdojë të jetë në krye të Ballkanit. Klubi nga Suhareka i ka rinovuar kontratën trajnerit të njohur, teksa marrëveshja e re pritet të zgjasë deri në vitin 2024.

Daja po bën mjaft mirë në pankinën e skuadrës dardane, ku ia doli të shkruajë historinë, duke dërguar për herë të parë një ekip shqiptar në grupet e një kompeticioni madhor si Conference League.

55 vjeçari numëron 33 ndeshje si trajneri i Ballkanit.

“???? ???? vazhdon kontratën edhe për 2 vite me kampionët!!
Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik ?? ????????? deri në vitin ????” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: