Erdis Kraja është lojtari më i ri i Pescara. Klubi italian ka njoftuar të gjithë për arritjen e marrëveshjes, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Lojtari që ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë ka qenë në 2 sezonet e fundit pjesë e Leccos në Serie C, sakaq po në këtë kampionat ka kontribuar edhe për Grosseton. Në 2019/2020, 22 vjeçari ka veshur fanellën e Palermos.

Duke qenë se te Atalanta nuk ka hapësira, klubi bergamask e pa të arsyeshme të sistemojë diku tjetër futbollistin shqiptar.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pescara Calcio ? (@pescaracalcio1936)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: