Nuk ka vonuar shumë dhe pak orë pas shkarkimit të Orges Shehit nga detyra e trajnerit të Kukësit, Safet Gjici ka shtrënguar duart me Skënder Gegën.

Tropojani që riktheu Partizanin te titulli kampion pas 26 vitesh, do të prezantohet ditën e nesërme në “Air Albania”. Gega ishte pa një skuadër pasi pandemia e koronavirusit bëri që të shkëpuste kontratën që kishte në Jordani.

Njoftimi i Kukësit:

“Kukësi njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!”, është njoftimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb