Merr fund një nga çështjet më të diskutuara në këtë merkato vere, e ardhmja e Luis Suarez. Uruguaiani i jep fund aventurës pas 6 vitesh në Barcelonë për të transferuar zyrtarisht tek Ateltico Madrid. Ka qenë vetë klubi madrilen që ka bërë publik arritjen e marrëveshjes me Barcelonës për transferimin e Suarez, por ndryshe nga se u fol në media, Suarez nuk vjen falas, Atletico pagoi në arkat e klubit blaugrana 6 milion euro.

Suarez
Suarez

Mes lotësh, Suarez u nda me miqtë e tij në Barcelonë për të kaluar te rivalët e tyre në La Liga. Pavarësisht moshës, Suarez mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, nga Barcelona largohet me 198 gola të shënuar, 1 Champions League të fituar dhe katër tituj në La Liga. Suarez është futbollisti i radhës që largohet nga Barcelona pasi më herët, me ardhjen e Koeman, nga “Camp Nou” janë larguar Ivan Raktiv, Arturo Vidal dhe Semedo. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Samuel Umtiti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb