Renato Arapi do të vijojë të jetë trajner i Teutës edhe për sezonin që vjen. Lajmërimi ka ardhur nga klubi në rrjetet sociale, teksa shkruhet se vendimi ka ardhur pas një takimi.

“KF Teuta konfirmon stafin teknik edhe për sezonin 2022/2023.Në përfundim të sezonit dhe të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe trajneri Renato Arapi kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës.

Në përfundim palët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimit mes tyre. KF Teuta i uron tranjerit Renato Arapi shumë suksese për sezonin 2022/2023” – shkruan klubi.

Teuta synon që në edicionin që vjen të jetë sa më kompetitive dhe të garojë për titullin kampion. Gjithsesi, deri atëherë, radhën e ka merkato.

 

5t
5t

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb