IZRAEL-Arkiva të KGB-së bëjnë me dije për një rrjet spiunazhi në favor te Bashkimit Sovjetik që ka ekzistuar në Izrael, duke përfshirë deputetë, inxhinierë madje edhe një gjeneral të Ushtrisë, pohoi sot gazeta izraelite « Yedioth Aharonot ».

Një gazetar i së përditshmes konsultoi arkivat e kolonelit Vassili Mitrokhine, ish-arkivist i shërbimeve sekrete të Ish-Bashkimit Evropian që kaloi në Perëndim në 1992, që kishte lidhje me shtetin hebre.

Mitrokhine,i cili kërkoi strehim në Britaninë e Madhe zbuloi emrin e mijëra personave që ai konfirmoi se kishin shërbyer si spiunë rusë në botë. Arkivat e tij u hapën në 2014 nga universiteti britanik i Kembrixhit.

Sipas Yediot Aharonot arkivat përmbajnë një listë të personaliteteve izraelite që kishin punuar për KGB-në.

Infiltrimi në partitë politike ishte një nga objektivat kryesorë të KGB-së në Izrael, sipas gazetës që citon kryesisht Mapam, partia e ekstremit të majtë në të njëjtën linjë deri në mesin e viteve 1950 me ish-BRSS-në.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: