Shtetet e Bashkuara kanë “indikacione se morali po dobësohet në disa” nga njësitë e forcave ruse, pohoi të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Ne kemi marrë në mënyrë të pavarur indikacionet se morali është duke u dobësuar në disa prej këtyre njësive. Se ata përsëri nuk e prisnin rezistencën që do të bënin dhe se morali i tyre ka pësuar rënie si pasojë”, tha zyrtari.

Një numër i konsiderueshëm i forcave ushtarake ruse që përdoren për të pushtuar Ukrainën janë “rekrutë, shumë djem të rinj të thirrur në shërbim”, tha zyrtari.

“Me sa duket, përsëri, ne po e marrim këtë sa më mirë që mundemi, por jo të gjithë janë me sa duket plotësisht të trajnuar dhe të përgatitur apo edhe të vetëdijshëm se do të dërgoheshin në një operacion luftarak,” shtoi zyrtari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb