Pak ditë më parë, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar.

Gazetari i News24 Igli Çelmeta pyeti Rrumbullakun për këtë deklaratë të Dumanit. Drejtori i Policisë Rrumbullaku deklaroi se Policia mbetet e hapur për hetime.

Pyetje-Pak ditë më parë kreu i SPAK, zoti Dumani deklaroi që SPAK ka hasur vështirësi në hetimin e krimit të organizuar pasi ka edhe funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit të implikuar, a iu ka vënë në dijeni ju zoti Dumani për këtë fakt?

Rrumbullaku: Mund t’ju them që Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme, drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit kanë marrëdhëniet më të mira të besueshmërisë reciproke për hetimin e të gjitha problematikave që lidhen me kriminalitetin e organizuar. Përkundrejt gjithë deklarimeve, për të cilën në një mënyrë apo në një tjetër kontekstin për të cilën gjithsecili prej jush dhe për ata që e kanë bërë nuk i qëndrojnë policisë së Shtetit. Prokurori duhet të dini një gjë, lexoni ligjin, prokurori ka kompetencat të kontrollojë dhe të drejtojë hetimet dhe të delegojë atë dhe është e drejtë e prokurorit në të gjitha rastet për të marrë dhe deleguar hetimet dhe më pas do të keni trajtime të tjera sa i përket këtij rasti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb