Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve.

Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës. #miresevjenNevilDede

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: