Tirana ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e sulmuesit kenian Ismael Dunga. 26-vjeçari vjen si një lojtar i lirë dhe ka nënshkruar për dy sezonet e ardhshme me 24 herë kampionët. Bardheblutë shtojë kështu presionin ndaj anglezit Majkëll Ngo, i cili ende nuk ka rinovuar.

Tirana1
Tirana1

“Ismael Dunga është zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Dunga ka përfunduar kontratën me klubin e Luftëtarit dhe ka zyrtarizuar sot marrëveshjen bardheblu. Futbollisti nga Kenia, autori i 10 golave në sezonin e fundit me Luftëtarin, vjen si një përforcim me vlera për sulmin e Tiranës”, shkruajnë kryeqytetasit në njoftimin e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: