Qëndruan në heshtje deri në këtë pikë të merkatos por bardheblutë kanë vendosur të lëvizin në ditët e fundit duke bërë zyrtar këtë të diele dhuratën e parë për trajnerin Egbo. Ashtu siç BalkanWeb kishte njoftuar të premten, 24 janar, bardhebultë kanë njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Lancinet Sidibe.

Sidibe
Sidibe

Mesfushori nga Guiena, në pronësi të Besëlidhjes, është transferuar në kryeqytet në formë huazimi deri në fund të sezonit. Sidibe konsiderohet si një përforcim cilësor pasi është një lojtar që mund të mbuloj disa pozicione, mbi të gjitha mund të luaj dhe në mbrojtje ku Tirana nuk ndihet e plotë.

Sidi
Sidi

Më parë Sidibe ka luajtur edhe me Teutën e Flamurtarit. Sidibe nuk pritet të jetë afrimi i fundit i Tiranës në këtë merkato janari pasi bardheblutë janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe me Bruno Ditën, mesfushorin e Skënderbeut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: