Patrick Robson De Sousa Monteiro është futbollisti më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit brazilian, i cili ka firmosur për kampionët e Shqipërisë.

24-vjeçari vjen nga austriakët e Admira Wacker, ndërkohë që sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te ekipi azer i Gabalas.

Patrick ka luajtur më parë edhe me Horn në Austri, teksa në vendlindje është aktivizuar me klube si America JR, Bonsucesso dhe Friburguense-RJ.
Në sezonin e fundit në Azerbajxhan, sulmuesi brazilian regjistroi 13 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke mos ia dalë të shënojë asnjë gol.
Patrick cilësohet si zëvendësuesi i Devid, mbetet ende e pa qartw e ardhmja e Taulant Seferit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb