Orges Shehi do të vazhdojë të jetë në stolin e Tiranës. Klubi bardheblu ka konfirmuar teknikun në pankinë, edhe për sezonin tjetër.“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit. Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm” – Shkruan klubi.

 

Nnnn

 

44 vjeçari çoi ekipin e kryeqytetit drejt titullit kampion. Shehi numëron 60 ndeshje si “timonier” i Tiranës, ku ka marrë mesatarisht 2 pikë për ndeshje.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb