Monza ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e ri. Klubi i ngjitur para pak javësh në elitë ka firmosur me Stefano Sensi. Mesfushori i njohur shihet si një afrim i rëndësishëm, teksa prej javësh palët ishin në tratativa.

Lojtari 26 vjeçar ka qenë pjesë e Interit për 3 sezone, sakaq u vu re cilësia e tij që në edicionet e para me fanellën e ekipit nga Reggio Emilia, Sassuolo.

Vjet, Sensi kontribuoi në Genoa për Sampdorian. Futbollisti ka kaluar një periudhë të ëvshtirë pasi shpeshherë është dëmtuar, duke mos qenë kështu në rendimentin e duhur fizik.

 

Monza, kështu, pas firmës me Ranocchian, ia del të marrë edhe një tjetër ish-lojtar të Interit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: