Marsel Ismajlgeci ka firmosur kontratë të re në Bosnjë-Hercegovinë. Ish-mbrojtësi i Tiranës do të qëndrojë te Zrinjski Mostar, të paktën deri në vitin 2026.

“HŠK Zrinjski Mostar dhe KF Tirana kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit të majtë 22-vjeçar Marsel Ismajlgeci, i cili sot ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2025/2026.

Kapiteni i kampionit shqiptar bëri 122 paraqitje zyrtare në fanellën e Tiranës, me 10 gola dhe 14 asistime. Ai bëri edhe dy paraqitje për Kombëtaren A të vendit të tij dhe në vitin 2021 Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e zgjodhi lojtarin e ri më të mirë në Shqipëri” – Shkruan klubi. Debutimi i Ismajlgecit mund të vijë shumë shpejt, që në ndeshjen e radhës në kampionati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb