Ish-sulmuesi i Atalantas, Josip Ilicic është kthyer në Slloveni dhe ka nënshkruar për NK Maribor, pas më shumë se një dekade në Itali.

Sulmuesi 34-vjeçar i dha fund një periudhe pesëvjeçare me Atalanta-n në gusht, duke vendosur të ndërpresë kontratën e tij

Ilicic ishte një nga më të preferuarit e tifozëve në Bergamo, por viteve të fundit ai vuante nga probleme psikologjike, çka bëri që klubi të vendoste përfundimisht të ndante rrugën me të.

Siç u njoftua sot, Ilicic është rikthyer në Slloveni dhe ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Mariborin, një ekip me të cilin luajti pak para se t’i bashkohej Palermos në gusht 2010.

Gjatë periudhës me Atalantën, sulmuesi slloven bëri 173 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 60 gola dhe duke dhënë 44 asiste.

Maribor aktualisht është i 4-ti në PrvaLiga sllovene, duke marrë 17 pikë në 11 ndeshje. Ilicic do të shpresojë të shijojë përsëri futbollin dhe të hedhë pas shpine problemet e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: