Në emergjencë totale prej koronavirusit, UEFA ka marrë një vendim: Inter-Getafe dhe Sevilja-Roma, të fleshme për 1/8-at e finaleve të Ligës së Europës nuk do të luhen. Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga qeveria e futbollit në Nion, që është mjaftuar me një “informacione të mëtejshme do të njoftohen më vonë”.

Zikaltërit do të duhej të prisnin madrilenët në “San Siro”, natyrisht me dyer të mbyllura, por presidenti Angel Torres kishte njoftuar se Getafe nuk do të shkonte në Milano edhe sikur kjo t’i kushtonte eliminimin. Roma, nga ana tjetër, njoftoi se autoritet nuk e kanë lejuar të niset drejt Seviljes pasditen e sotme, ndërsa ekipi është i bollkuar në Trigoria duke u stërvitur në një klimë të pabesueshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb