UEFA ka vendosur të ndëshkojë gjestin e bërë nga ana e Kristiano Ronaldos në përfundim të sfidës mes Juventusit dhe Atletikos së Madridit, sfidë që u fitua me rezultatin 3-0 nga ana e bardhezinjve, ku portugezi ishte dhe autori i tre golave që sollën kualifikimin e torinezëve për në çerekfinalet e Champins League.

Kështu, qeveria e futbollit europian ka ndëshkuar yllin e Juventusit me 20 mijë euro gjobë, për gjestin e “los huevos” të bërë nga portugezi, një përgjigje për atë që bëri Simeone në Madrid, i cili gjithshtu u ndëshkua nga UEFA po me 20 mijë euro gjobë.

Ronaldo
Ronaldo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: